Një ditë pas protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka ka mbledhur drejtuesit politikë.
Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës se djeshme, dhe strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.
Me anë të një postimi në Facebook, Noka reagoi duke shkruar se nuk do të ketë paqe deri në krijimin e qeverisë teknike.
“Nuk ka paqe politike deri në krijimin e qeverisë teknike ! Shqiptarët do votojnë të lirë”, shkruan Noka, i cili ka publikuar edhe disa foto nga protesta e djeshme.
Kujtojme qe pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.
Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.