Kazakistan, mbi 70 % e qytetarëve mbështesin ndërtimin e centralit bërthamor në vend

kazakistan mbi 70 e qytetareve mbeshtesin ndertimin e centralit berthamor ne vend
kazakistan mbi 70 e qytetareve mbeshtesin ndertimin e centralit berthamor ne vend

Në referendumin e mbajtur në Kazakistan, lidhur me pyetjen nëse duhet të ndërtohet centrali i parë bërthamor në vend, mbi 70 për qind e votuesve u përgjigjën pozitivisht, raporton Anadolu.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare të referendumit të 6 tetorit.

Sipas kësaj, pjesëmarrja në referendum ishte 63.66 për qind. Prej tyre 71.12 për qind kanë votuar pro ndërtimit të centralit ndërsa tjetër kundër ndërtimit të tij.

Kreu i KQZ-së, Nurlan Abdirov tha se referendumi në të cilin më shumë se gjysma e votuesve u përgjigjën pozitivisht konsiderohet i vlefshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →