Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me vendet aleate, përfshirë SHBA-të, vendi i tij ka një marrëdhënie miqësore, por kjo nuk do të thotë bien dakord në gjithçka.
Një deklaratë e tillë vjen në kontekstin e “tensioneve” dhe deklaratave të ndërsjellta mes SHBA dhe Kosovës, në lidhje me çështjen e Dinarit serb.
“Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, deklaroi Kurti.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së.
Kryeministri i Kosovës është deklaruar edhe në lidhje me mundësinë e një takimi mes tij dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
“Jam treguar konstruktiv. Edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel, raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha Kurti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co