Alarm kuqezi! Ylli i mesfushës së Kombëtares dhe “xholi” i sulmit rrezikojnë ndeshjen me Çekinë

alarm kuqezi ylli i mesfushes se kombetares dhe xholi i sulmit rrezikojne ndeshjen me cekine





































Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni kanë shfaqur probleme muskulore dhe janë stërvitur të diferencuar me Kombëtaren e Shqipërisë. Shfaqen kështu probleme për trajnerin Silvinjo para ndeshjes me Çekinë, që merr jetë më 11 tetor.

ss

Uzuni është një alternativë që vlen për repartin e sulmit. Në anën tjetër Asllani është titullar i padiskutueshëm në mesfushë te Kombëtarja dhe në rast se nuk ia del, mbetet për t’u parë si do veprojë Silvinjo.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →