Ngjarje e rëndë në Tetovë, nënë e bijë gjenden pa shenja jete në banesë! Babai dhe djali i mitur dërgohen në spital në gjendje kritike  

ngjarje e rende ne tetove nene e bije gjenden pa shenja jete ne banese babai dhe djali i mitur dergohen ne spital ne gjendje kritike





































Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Në fshatin Sllatinë janë gjetur dy trupa të pajetë.

462549774_1246821943175953_7608284668959030717_n-780x470

Sipas informacioneve, trupat e viktimave janë nënë e bijë, ndërsa mësohet se kryefamiljari së bashku me djalin e mitur janë në Spitalin e Tetovës në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku u ngjarjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupat e pajetë do t’u nënshtrohen ekspertizës.

Njoftimi i policisë së RMV:

Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.

Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë  të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →