Inxhinieri Gjeodet, Romeo Nazarko i ftuar në studion e News 24, tha se projekti u rrugës Korçë-Ersekë, ku një pjesë e aksit u shemb gjatë së shtunës, ishte projektuar që në fillim gabim, pasi u ndryshua gjurma e projekti. Ai tha se e kishte denoncuar projektin që në nisje dhe se tenderi ishte paracaktuar.
“Nisja e këtij skandali filloi me nisjen e rrugës, i cili u ndryshua dhe u paraqit pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, një projekt i cili tregonte krejt të pavërteta nga çfarë paraqiste terreni. Si banor i zonës e njoh terrenin dhe më bëri përshtypje relacioni dhe më pas u njoha me gjurmët e re që ishte tërësisht i ndryshuar dhe mbi bazën e asaj gjurme ishin bërë investime nga banorët e zonës në harkun e 10 viteve.
Në zona periferike të Shqipërisë, siç është, Tropoja, Tepelena, Erseka nuk mund të bësh ndryshime të rrugës sepse në atë moment ke goditur ata banorë dhe bën që ata të largohen nga vendi. Projekti nuk paraqiste asgjë me realitetin dhe një projekt i keq solli këtë realitet që solli sot. Pavarësisht se është rrëzuar një pjesë, sa herë të meremetohet sërish do të bjerë. Ajo është një urë e paqëndrueshme që nuk mund të mbajë veten e vet jo më transportin.
Alarmante ishte që në fillim, por ata nuk dëgjonin. Me preventivin që kanë depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik e justifikojnë koston. Ka gabime që vetë APP ka nxjerrë pas ankesës time të vazhdueshme, ku thoja mos e bëni kot tenderin se fituesi ishte paracaktuar dhe përgjigja që mora nga Agjencia e Prokurimit Publik, ishte që ne nuk kemi të drejtë të pengojmë një tender por ne mund të hetojmë pasi të shpallet fituesi. Ata e hetuan dhe nxorën mbi 20 shkelje dhe vendosën gjoba për punonjësit”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co