“Marrëveshja për transferimin e Butrintit poshtëruese”, Auron Tare replikon me ministrin Goxhnja: UNESCO e hodhi poshtë, çfarë masash do të merren?

marreveshja per transferimin e butrintit poshteruese auron tare replikon me ministrin goxhnja unesco e hodhi poshte cfare masash do te merren

Studiuesi i njohur Auron Tare i është përgjigjur ministrit të Kulturës, Blendi Goxhnja pas reagimit të këtij të fundit për çështjen e Butrintit.

Duke iu përgjigjur në rrjetet sociale, Tare ngre disa pikëpyetje duke u përqendruar më së shumti tek raporti i UNESCO-s dhe nëse do të ndërmerreshin masa për ata që e fshehën këtë raport.

Reagimi i plotë i Tares:

I nderuar Z Minister e para  keni detyrimin ligjor dhe moral  per te sqaruar opinionin publik per raportin e Unesco/Icomos.  Cfare permban dhe perse u fsheh nga Institucioni i Trashegimise Kombetare. Cfare masash do merren per ata qe  fshehen  kete raport?  E dyta Z. Minister cila eshte ekspertiza  me e mire boterore qe AADF paska thithur? Kur Unesco/Icomos te ka hedhur poshte cilesine e perthithur.   E treta mblidh ekspertet shqiptare per te folur me ta dhe per te degjuar procesin ashtu si dikur kur ishe ne Ministrine e Kultures.  E katerta, hidh poshte Marrëveshjen me AADF per transferimin e Butrintit si nje Marrveshje poshteruese per punen e te gjithe atyre qe kane kontribuar ne Butrint por edhe si nje e drejte sovrane e nje vendi i cili nuk i jep apo shet pasurine e saj kulturore per grupe me interesa te dyshimta. Ti e di mire qe Parku nuk u krijua  nga Londra por nga shqiptaret qe e donin kete vend ku nje nder ta ishe edhe ti.

6aa6a2be 9ca7 47ab 9279 41386a49f053
6aa6a2be 9ca7 47ab 9279 41386a49f053
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co