“Bombë” nga Anglia, krijuesi i superskuadrës te Mançester Siti do largohet në fund të sezonit

bombe nga anglia krijuesi i superskuadres te mancester siti do largohet ne fund te sezonit




































Një lajm i papritur vjen nga Anglia, duke paralajmëruar një ndryshim drasitk te Mançester Sitit. Klubi duket se do të bëjë një revolucion në fund të këtij edicioni, sido që të shkojë çështja e gjyqit me 115 shkeljet financiare.

ciki guardiola

Pep Guardiola është në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e ardhshme mund të largohet. Por nuk do të jetë i vetmi. “The Athletic” bën të ditur se “truri” i Mançester Sitit, drejtori sportiv Çiki Begirishtajn, do të largohet pas 13 viteve në drejtim.

Spanjolli i cili krijoi superskuadrën aktuale nën dispozicion të Pep Guardiolës, duke qenë protagonist i çdo blerje të bujshëm të “qytetarëve”, ka vendosur që të largohet në fund të këtij viti. Burime të portalit britanik kanë mësuar se në fakt ai kishte dashur të largohej që në moshën 55-vjkeçare, por e kishte shtyrë deri në 60, pasi ishte përfshrë shumë në këtë projekt për të ndërtuar një superskuadër që të ishte pretendente për Ligën e Kampioneve.

Kështu, ai do të largohet në fund të këtij sezonit pas 13 vitesh me 21 trofe të fituar, pasi bëri realitet edhe ëndrrën që kishte që te vitet kur drejtoi Barcleonën, që të merrte në drejtim Pep Guaridolën. Ky i fundi te ka cilësuar Begirishtajn si “personin më special të jetës dhe një nga më inteligjentët në botën e futbollit”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →