Black out-i energjetik që Shqipëri shkaktoi në Rajon, raporti përfundimtar publikohet në fund të muajit/ Ja ç’thuhet në analizën e parë

black out i energjetik qe shqiperi shkaktoi ne rajon raporti perfundimtar publikohet ne fund te muajit ja cthuhet ne analizen e pare
black out i energjetik qe shqiperi shkaktoi ne rajon raporti perfundimtar publikohet ne fund te muajit ja cthuhet ne analizen e pare

Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E) pritet të publikojë në fund të muajit tetor raportin me faktet që çuan në rënien e sistemeve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë më 21 qershor të këtij viti.

Por nga analiza e parë, rezulton se volumet e mëdha në sistemin e transmetimit në ato momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.

Lidhur me këtë, në Tiranë u mbajt sot takimi i IV-të i panelit të ekspertëve të ENTSO-E, ku u diskutuan analizat dhe masat parandaluese për incidentin e ndodhur.

Në diskutim morën pjesë operatorët e transmetimit të vendeve të prekura, ACER dhe entet rregullatore.

“Deri në fund të muajit tetor, ENTSO-E do të publikojë raportin faktual mbi incidentin”, bën të ditur Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Më 21 qershor, në të gjithë vendin u ndërpre furnizimi me energji elektrike për rreth 30 minuta. Fillimisht ishte linja e interkoneksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë, energjia u ndërpre në të gjithë vendin.

Edhe operatorët e transmetimit në rajonin tonë raportuan se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →