dev.al rikthehet në Panairin “Future2Tech” si Gold Partner

dev al rikthehet ne panairin future2tech si gold partner





































dev.al njofton prezencën e saj për të dytin vit radhas në Panairin “Future2Tech”, si Gold Partner. Ky panair do të zhvillohet më 9 dhe 10 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

croped_1728409578_f2t24

Future2Tech është një event ku inovacioni takon mundësinë, dhe dev.al edhe këtë vit zë vendin që i takon si një nga operatorët më të rëndësishëm të tregut, me zgjidhjet e saj për biznesin.

Fokusin kryesor gjatë këtij panairi për dev.al, do ta marrë prezantimi i devBooks, zgjidhjes së kontabilitetit të zhvilluar nga dev.al, e cila lindi si një kërkesë e klientëve dhe që vjen për si një alternativë moderne dhe e sigurt, e cila do të lehtësoje punën e të gjithë kontabilistëve. Prezantimi i këtij produkti, do të zhvillohet gjatë një eventi të dedikuar ditën e mërkurë, në oren 14, në një diskutim të hapur mes skuadrës që ka punuar për zhvillimin e sistemit dhe kontabilistëve.

Ditën e enjte, në të njëjtën orë, vemendja do të jetë te sistemi devPMS, një zgjidhje e dedikuar për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave akomoduese. Në përfundim të një sezoni veror të suksesshëm gjatë të cilit dhjetëra hotele në Shqipëri e rajon menaxhuan aktivitetin e tyre me këtë sistem, disa prej përdoruesve të tij do të ndajnë eksperiencën e tyre në një bashkëbisedim me zhvilluesit dhe operatorë të të tregut.

Gjatë Future2Tech, do të prezantohet edhe rezultati i bashkimit dev – Pago, që mundëson tashmë zgjidhje 360 gradë për bizneset, duke nisur nga menaxhimi i aktivitetit, burimeve njerëzorefaturimit, kontabilitetit e deri te pranimi i pagesave dhe menaxhimi i financave.

Pago gjithashtu do të prezantojë produktin e saj të ri, Pago+, një mundësi e re për t’iu ofruar liri financiare familjarëve tuaj, duke ruajtur kontrollin dhe sigurinë.

Ftohen të gjithë entuziastët e tekonologjisë dhe bizneset në kërkim të zgjidhjeve inovative të vizitojne panairin Future2Tech, stendën e dev.al dhe eventet sipas kalendarit të mëposhtëm:

Dita e Parë – 9 Tetor:

Ora 14:00: Prezantimi i devBooks në Event Zone
Ora 17:00: Demostrim i Pago në Demo Zone

Dita e Dytë – 10 Tetor:

Ora 14:00: Prezantimi i devPMS në Event Zone

Panairi Future2Tech

Datat: 09 – 10 Tetor 2024
Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Ora: 09:00 – 20:00

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →