EMRAT/ “Babi vrau mamin”, detaje të reja nga krimi makabër në Itali, autori kontaktoi kunatën: Më ço në spital!

emrat babi vrau mamin detaje te reja nga krimi makaber ne itali autori kontaktoi kunaten me co ne spital
emrat babi vrau mamin detaje te reja nga krimi makaber ne itali autori kontaktoi kunaten me co ne spital

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku një shqiptar ka vrarë gruan në sy të fëmijëve të mitur,.

Mësohet se autor i krimit është 30-vjeçari Lulzim Toci, ndërsa viktima 24-vjeçare është identifikuar si shtetasja shqiptare Eleonora Toci.

Mediat italiane raportojnë se ishte kunata e çiftit (motra e viktimës) ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.

“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Krimi ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa shkak mendohet të jenë konfliktet në çift.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →