Ish drejtor i Parkut të Butrintit, Auron Tare ka deklaruar se raporti i UNESCO-s mbi parkun u mbajt i fshehtë për shkak se ishte kritik.
Në një lidhje skype në News24 ai tha se ajo që po ndodh në Butrint ka një ndikim të gjerë duke qenë se vendos precedentë të rrezikshëm mbi pasuritë botërore.
“Atëherë dhe Pompei dhe Akropoli mund t’i jepet për administrim privatëve”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Auron Tares:
Raporti i UNESCOs është dorëzuar tek Ministria e Kulturës e cila ka refuzuar ta sjellë në GJK duke deklaruar se nuk ekziston. U detyrua drejtori i UNESCOs që të bëjë me dije se raporti ëhtë dorëzuar por pala shqiptare ka kërkuar që një gjë e tillë të mos bëhet publike. Kjo tregon që raporti është kritik. I dyti raport që kritikon punën e ADF-së.
Mënyra se si është konceptuar administrimi i Butrintit nuk është në përputhje me konventat sipas raportit. I është hapur rrugë ndërtimeve.
Në emër të transparencës duhet ditur pse raporti është mbajtur i fshehtë gjatë kësaj kohe.
Ajo që po ndodh në Butrint hap një procedent për një qendër të pasurisë botërore. Atëherë i bie që Pompei dhe Akropoli t’u jepen privatëve pastaj.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co