Elbasani me stil “italian”, siguria e verdhebluve fillon nga… mbrojtja

elbasani me stil italian siguria e verdhebluve fillon nga mbrojtja
elbasani me stil italian siguria e verdhebluve fillon nga mbrojtja

Të qenit në “vallen” e titullit nuk është pak për një skuadër të sapongjitur në Superiore dhe që për më tepër ka bërë shumë ndryshime sa i përket lojtarëve.

Duket se grupi i ka kaluar ato ngërçet e çdo fillim sezoni për një skuadër relativisht të re, që do kohën e vet të përshtatjes dhe normalisht ndeshjet e para mund të mos arrijë të marrë maksimumin. Dhe 13 pikë në renditje ndoshta nuk janë shumë pas 8 javësh, por fakti që Elbasani është 2 pikë larg vendit të parë, është një tregues se verdheblutë për momentin po ruajnë ritmin e skuadrave pretendente.

SHKOLLA ITALIANE – Drejtuesit zgjodhën që këtë sezon t’i besojnë shkollës italiane e futbollit. Jo më kot zgjodhën një trajner që vjen përtej Adriatikut, me shpresën se filozofinë e tij do të dijë ta sjellë te lojtarët. Në njëfarë mënyre mund të thuhet se deri më tani Roberto Bordin e ka sjellë frymën e tij në ekip, duke injektuar stabilitetin në mbrojtje. Elbasani është deri tani skuadra me mbrojtjen më të mirë të kampionatit, pasi ka pësuar vetëm 4 gola. Në 5 ndeshje verdheblutë kanë dalë nga fusha pa e nxjerrë topin nga rrjeta, duke treguar se mospësimi i golave është një ndër objektivat kryesorë të teknikut. Sipas filozofisë italiane, skuadra që pëson më pak përgjatë një kampionati, ka në fund edhe shanset më të mëdha për të fituar në fund. Mbetet për t’u parë në vazhdim sesa do të jetë në gjendje ky Elbasan ta ruajë këtë trend pozitiv, kur dihet që kampionati vështirësohet më tej. Për momentin e rëndësishme është që verdheblutë kanë krijuar siguri në prapavijë.

PARTIZANI – Pas ndeshjes me kryesuesit e Vllaznisë pak ditë më parë, ndeshjen e radhës elbasanasit e kanë me një tjetër kryesues, Partizanin. Të kuqtë do të jenë mysafirë në “Elbasan Arena” pas pushimit të kampionatit. Këtë përballje verdheblutë e kanë vlerësuar maksimalisht, pasi me një fitore të mundshme do t’i parakalonin kryeqytetasit. Për këtë sfidë trajneri Roberto Bordin shpreson të rikuperojë sulmuesin Bedri Greca, i cili nuk luan që pas barazimit me Tiranën disa javë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →