Rusia deklaron emergjencë lokale, aty ku Ukraina ia goditi arsenalin e armëve

rusia deklaron emergjence lokale aty ku ukraina ia goditi arsenalin e armeve
rusia deklaron emergjence lokale aty ku ukraina ia goditi arsenalin e armeve

Autoritetet kanë deklaruar gjendje emergjente të mërkurën në rajonin perëndimor të Rusisë, ku Ukraina ka thënë se ka goditur një arsenal të armëve gjatë natës, raporton Reuters.

Dega lokale e Ministrisë së Emergjencës ka thënë se është deklaruar një emergjencë në një distrikt të rajonit Bryansk, pas “eksplodimeve të objekteve shpërthyese”.

Ushtria ukrainase ka thënë se ka goditur një arsenal që mbante municione për raketa dhe armë artilerie, duke i përfshirë ato të Koresë së Veriut, si dhe bombat e kontrolluara ajrore. Rusia dhe Koreja e Veriut kanë mohuar transferimin e armëve me njëra-tjetrën, por janë zotuar se do t’i zhvillojnë lidhjet ushtarake.

Ministria e Emergjencës e Bryanskut ka thënë se situata është nën kontroll, por nuk ka thënë gjë për arsenalin e armëve. Guvernatori rajonal, Alexander Bogomaz, ka thënë në Telegram se forcat ajrore të mbrojtjes së Rusisë, kanë kapur dhe kanë shkatërruar 24 dronë mbi Bryansk gjatë natës.

Rajoni Bryansk kufizohet me Bjellorusinë, Ukrainën dhe rajonin Kursk të Rusisë, ku Moska po lufton për t’i larguar trupat ukrainase që nga gushti.

Muajin e kaluar, një sulm ukrainas me dron në rajonin Tver të Rusisë, në perëndim të Moskës, shkaktoi shpërthim me madhësi sa një tërmet në një arsenal të madh armësh dhe i detyroi banorët të largoheshin nga një qytet aty pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →