“Dëmtimet e shkaktuar nga dhuna, të parikuperueshme”- U sulmua barbarisht nga dy motrat Berishaj, del ekspertiza për Klea Prengën: E reja ka probleme shëndetësore

demtimet e shkaktuar nga dhuna te parikuperueshme u sulmua barbarisht nga dy motrat berishaj del ekspertiza per klea prengen e reja ka probleme shendetesore





































Pak kohë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.

klea prenga1

Ndërkohë sipas ekspertizës së bërë publike, dëmtimet e shkaktuara ndaj Klea Prengës janë të parikuperueshme, edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga sulmi.

Shenja e cila i ka mbetur në fytyre nga thyerja e shisheve përkatësisht në zonën e mollëzës së njërës faqe, është e parikuperueshme dhe kjo i kë ndikuar edhe tek puna e saj si blogere.

E reja kallëzoi motrat Berishaj pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe, të cilat as denjuan të çohen nga tavolina dhe ti vijnë në ndihmë të resë, shfaqen motrat Berisha të cilat e sulmojnë barbarisht të renë.

Teksa më herët Antonela Berishaj e njohur nga pjesëmarrja e saj në një emision, vijon aktivitetin e saj në rrjetet sociale edhe pse së bashku me motrën e saj, Marielën janë të shpallura në kërkim.

Dy motrat, Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

klea-prenga-3

NGJARJA

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.

Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

antonela berisha marinela klea prenga

antonela berisha marinela berisha klea prenga2 antonela berisha marinela berisha antonela berisha marinela berisha klea prenga4

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →