Hezbollahu ka thënë të mërkurën se luftëtarët e tij kanë zmbrapsur trupat izraelite në luftimet përgjatë kufirit, një ditë pasi Izraeli ka thënë se ka vrarë dy pasues të ish-liderit të vrarë të grupit militant.
Hezbollahu ka hedhur raketa kundër Izraelit për një vit, që nga fillimi i luftës në Gaza dhe tani po lufton në një betejë tokësore me trupat izraelite në jug të Libanit, raporton Reuters.
Grupi ka njoftuar se ka lëshuar disa raketa ndaj trupave izraelite pranë fshatit Labbouneh në pjesën perëndimore të zonës kufitare dhe se ka arritur t’i largonte.
Më tej në lindje, grupi ka njoftuar se ka sulmuar ushtarët izraelitë në fshatin Maroun el-Ras dhe se ka lëshuar breshëri raketash drejt forcave izraelite që përparonin në fshatrat kufitare Mays al-Jabal dhe Mouhaybib.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co