I rikthyer në dispozicion të Norvegjisë, sulmuesi Erling Haaland doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Nations League kundër Sllovenisë.
“Do të jem vetvetja, si gjithmonë. Unë jam njësoj, si kur e kam shirin e kapitenit, si kur nuk e kam. Nuk mendoj se është e dobishme të përpiqem të jem dikush tjetër.
Haaland është një gol larg barazimit të rekordit të Jørgen Juves (33 gola për Norvegjinë/ Rekord prej 90 vitesh).
“Do të jetë mirë ta thyejmë rekordin një ditë. Unë i mbaj mend mirë shumicën e golave të mi, dhe disa prej tyre janë vërtetë të bukur”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co