Ecuria në fillim e trajnerëve, Veselinoviç i vetmi pa humbje te Partizani

ecuria ne fillim e trajnereve veselinovic i vetmi pa humbje te partizani

Aleksandar Veselinoviç është vënë në krye të ekipit të Partizanit prej gjashtë ndeshjesh, në një moment kur nuk e njihte futbollin shqiptar, njëkohësisht as lojtarët e Partizanit.

Megjithatë, serbi e ka nisur mjaft mirë, sepse skuadra ka arritur t’i përgjigjet në momente të caktuara, mjaftueshëm për t’u renditur në vendin e parë të Kategorisë Superiore dhe për të ndjekur hapat e vjetshëm sa u përket numrave të arritur të tabelën e klasifikimit.

JO MË I MIRI – Nëse e vendosim përballë trajnerëve të mëparshëm të Partizanit, Veselinoviç nuk ka startin më të mirë në gjashtë sezoneve të fundit, por është i vetmi i pamposhtur, bashkë më Abilaliajn, për të cilin duhet thënë se qëndroi në krye në rolin e drejtorit sportiv, në mungesë të një trajneri, deri në ardhjen e Orges Shehit. Skuadra pati seri prej pesë fitoresh, por më pas regjistroi shtatë barazime radhazi. Por nëse do ta rendisnim mes trajnerëve, Abilaliaj do të ishte në krye sa u përket këtyre sezoneve të fundit.

PAS GEGËS – Skënder Gega grumbullonte 13 pikë pas gjashtë javëve të para dhe nga trajnerët e konfirmuar është në krye. Tropojani ndiqet pikërisht nga Veselinoviç, i cili pas ardhjes së tij ka grumbulluar 12 pikë pas tri fitoreve dhe tri barazimeve. Start po aq të mirë ka arritur të regjistrojë edhe Xhovani Kolela, i cili grumbullonte pikë sa trajneri aktual, me diferencën që mposhtej në derbi. Pas tyre, me 11 pikë të grumbulluara renditen Zekiç, Mehmeti dhe Daja, të cilët e kanë drejtuar skuadrën në sezone të ndryshme dhe organika rrjedhimisht nuk ka qenë e njëjta. Renditjen e trajnerëve të fundit të epokës “Demi” e mbyllin dy italianët, Lerda dhe Sormani, si dhe Orges Shehi. Ky i fundit ishte paraardhësi i Veselinoviç. Ai e mori skuadrën në janar, pas shtatë barazimesh radhazi, dhe iu desh të punonte më gjatë sesa zakonisht për të përmirësuar numrat.

KAMPIONË – Skënder Gega dhe Xhovani Kolela janë dy trajnerët e vetëm që e kanë shpallur Partizanin kampion. Rrjedhimisht ata konsiderohen si më të suksesshmit, megjithëse në start kanë shkëlqyer më pak sesa ndonjë tjetër. Kjo dyshe dhe Ilir Daja janë të vetmit që kanë nisur sezonin dhe e kanë mbyllur deri në fund. Trajneri aktual i Dinamos dhe Shehi kanë qenë gjithashtu pranë titullit kampion. Daja e humbi vetëm në ndeshjen e parafundit në sezonin 2020-2021, në atë betejë plot polemika kundër Vllaznisë. Nga ana tjetër, Shehi është i vetmi trajner i shkarkuar pasi doli nënkampion, megjithëse largimi ndodhi pas Europës. Renditjen më të dobët të viteve të fundit Partizani e ka regjistruar në sezonin 2019-2020, nën drejtimit e Lerdës dhe Sormanit. Të kuqtë e mbyllnin sezonin të gjashtit.

MES SEZONI – Trajnerët e emëruar në mes sezoni gjatë kësaj periudhe janë Sormani, Mehmeti dhe Shehi, teksa edhe Veselinoviç nuk e nisi nga ndeshja e parë, por erdhi në krye të ekipit në javën e tretë. Mbetet të shihet nëse serbi do të thyejë “mallkimin” e paraardhësve të tij, që nuk e “shëruan” dot skuadrën, aq sa për ta shpallur kampion. Serbi ka më shumë kohë në dispozicion.

Ghjghk
Ghjghk
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →