Erdogan në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë! Nga takimi ‘kokë më kokë’ me Ramën te marrëveshjet që do të firmosen, zbardhet agjenda e presidentit turk

erdogan ne tirane per inaugurimin e xhamise se namazgjase nga takimi koke me koke me ramen te marreveshjet qe do te firmosen zbardhet agjenda e presidentit turk





































Agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Tiranë, është zbardhur. Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama, me të cilin në orën 12:15 do të zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’ në Kryeministri.

rama erdogan xhamia

Një orë më vonë, do të zhvillohet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, ndërsa në orën 14:25 do të firmosen dhe marrëveshjet respektive mes dy vendeve.

Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media pas firmosjes së marrëveshjeve, ndërsa në orën 16:50 të inaugurohet xhamia e re.

Agjenda:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mirëpresë ditën e nesërme Presidentin Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë zhvillimit të vizitës zyrtare në Tiranë.

12:15 – Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan

Vendi: Kryeministria

13:15  – Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi

14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve

Vendi: Kryeministria

14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan

Vendi: COD, Kryeministri

16:50 – Përurimi, Xhamia e Namazgjasë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →