“Qytetarët” të pamposhtur, sa shumë rekorde për Sitin e Guardiolës

qytetaret te pamposhtur sa shume rekorde per sitin e guardioles




































Mançester Siti është një nga klubet e Premier Ligës që nuk e ka ndjerë ende shijen e humbjes këtë sezon dhe i drejtohet pushimit ndërkombëtar me shifra mbresëlënëse në këto 11 ndeshje të para.

mancester siti

Erling Haland është lojtari që ka luajtur më shumë minuta deri tani (870). Sulmuesi norvegjez është ai që ka shënuar edhe më tepër (11 gola në të gjitha kompeticionet).

I dyti në listë pas tij është Mateo Kovaçiç me 3 gola. Listën e asisteve e kryeson Riko Ljuis me 4, ndërsa futbollisti që krijon më shumë raste është Xhek Grilish (20). Në mbrojtje është Joshko Gvardiol ai që ka bërë më shumë ndërprerje aksionesh (12). Doku është dribluesi më i mirë i Guardiolës (22).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →