“Atmosferë pozitive, ndjesitë janë të mira”, Spalleti besimplotë për sfidën me Belgjikën

atmosfere pozitive ndjesite jane te mira spalleti besimplote per sfiden me belgjiken
atmosfere pozitive ndjesite jane te mira spalleti besimplote per sfiden me belgjiken

Italia kërkon maksimumin ndaj Belgjikës, në ndeshjen e Nations League. Në konferencë, trajneri i axurrëve, Spalleti tha se atmosfera është pozitive dhe ndjesitë janë të mira për këtë takim.

“Është një ndeshje thelbësore për të ardhmen tonë, pres që të përballemi me të njëjtin guxim të parë në ndeshjet e fundit. Ndjesitë, duke pasur parasysh stërvitjen, janë pozitive”.

Kualifikueset për Botërorin 2026: “Ne e ndjejmë që Botërori është një detyrim, është ajo që ka përcaktuar historinë tonë dhe ka bërë shumë njerëz të lumtur. Marrja pjesë është vërtet e rëndësishme për ne, por nuk duhet të bëhet obsesion ose një presion, me këtë grup duhen fituar disa përvoja, ne jemi në rrugën e duhur”.

“Pashë të njëjtat gjëra si në ndeshjen kundër Francës, në fakt të forcuar te djemtë që u kthyen. Ky grup na jep shpresë për atë që do të jetë e ardhmja jonë, veçanërisht për mënyrën se si jemi bashkë, jemi miq dhe dëshirojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin për të bërë gjëra të mëdha”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →