Natë tmerri për brazilianin, Huan Zhezus, i cili gjeti makinën e tij me xhama të thyer pas një tentative vjedhjeje. Mbrojtësi i Napolit ka shfryrë të gjithë zemërimin në një video të postuar në Instagram, në të cilën shihet gjendja në të cilën gjeti makinën, me copa xhami të thyer brenda.
“Zero siguri! Pas ndjekjes për gati një muaji, sot tentuan të largojnë makinën nga vendi, çfarë ndjesie të keqe, të bëjnë me të vjella”, ka shkruar 33-vjeçari brazilian gjatë natës në kanalet e komunikimit.
Huan Zhezus më pas shton se ndihet i frikësuar pasi e kanë ndjekur prej kohësh.
“Ajo që ndodhi sonte është vetëm qershia mbi tortë, brenda një muaji gjeta 5 dëmtime në makinë. Dhe vetëm për të ditur që këta kriminelë e dinë se ku jetoj nuk më sjell qetësi, në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt, e di që të mirat materiale shkojnë e vijnë, por duke ditur që një i huaj ka shkelur diçka që është personale me të vërtetë është neveri”, shkruan braziliani.