Shqiptari vrau gruan 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, tmerri i zbuluar përmes videocall! Viktima kishte shkuar në Itali për të jetuar me të shoqin vetëm dy muaj më parë

shqiptari vrau gruan 24 vjecare ne sy te dy femijeve tmerri i zbuluar permes videocall viktima kishte shkuar ne itali per te jetuar me te shoqin vetem dy muaj me pare





































Eleonor Toci, 24-vjeçarja shqiptare që u mbyt në krevat nga bashkëshorti i saj, mësohet se kishte shkuar në Itali së bashku ne dy fëmijët e tyre rreth 2 muaj më parë.

eleonor toci lulzim toci

Viktima iu ishte bashkuar të shoqit, i cili jetonte në San Felice a Cancello, provincën e Caserta, dhe punonte në buqësi.

Krimi ndodhi në shtëpinë ku çifti banonte së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët ishin dëshmitarë të tragjedisë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës Lulzin Toci mbyti me duar 24-vjeçaren pa asnjë arsye të dukshme, ndërsa ajo ishte në shtrat.

Pasi vrau Eleonorën, vrasësi u largua për të shkuar në shtëpinë e kunatës së tij (gruas së vëllait) e cila jetonte disa qindra metra më tutje, duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital pasi nuk ndihej mirë.

Megjithatë, sjellja e tij, veçanërisht mungesa e Eleonorit, e bëri gruan të dyshonte dhe vendosi të merrte me videocall në telefon viktimën.

Por ishte një nga fëmijët që u përgjigj dhe i tronditur i tregoi atë që kishte ndodhur: “Babi vrau mamin”, duke inkuadruar në kamera trupin e nënës së shtrirë në krevat.

Në atë moment ka qenë kunata e çiftit që ka lajmëruar policinë, që ka shkuar në vendngjarje.

30-vjeçar Lulzim Toci është gjetur duke u endur në gjendje konfuze pranë shtëpisë së kunatës së tij.

Pas arrestimit, ai nuk mundi t’i shpjegonte arsyen e krimit.

Hipoteza e parë, ajo e një mosmarrëveshjeje në familje, nuk është vërtetuar. Fqinjët, në fakt, pavarësisht se shtëpia e krimit ishte në një zonë të qetë, periferike, nuk dëgjuan asnjë ulërimë, zhurmë të dyshimtë apo të qarë fëmije.

Burri dyshohet se ka sulmuar 24-vjeçaren pa asnjë arsye të dukshme. Ai akuzohet për vrasje të rëndë dhe fëmijët do t’i besohen ndonjë të afërmi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →