Detajet nga operacioni, si u zbulua shtëpia e barit në Tiranë

detajet nga operacioni si u zbulua shtepia e barit ne tirane
detajet nga operacioni si u zbulua shtepia e barit ne tirane

Jo vetëm në periferi, shtëpitë e barit po kthehen në një fenomen gjithmonë e më të shpeshtë në vend dhe në zona të banuara madje.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se gjatë operacionit të nisur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” është zbuluar një shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende. Një sasi e madhe droge është gjetur në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →