Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërrin në Rinas, në një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të ketë disa takime dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Presidenti Erdogan, do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Më pas ai do të ketë një konferencë për mediet me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Drejtoria e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara ku do të ketë edhe bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës në Tiranë.
Drejtuesit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.
Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:
Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura tek ish-Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërmarrë dhe do të zbatojë gjatë vizitës së Recep Tayyip Erdoğan.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co