Tërhiqet nga tenisi legjenda Rafael Nadal: Është momenti i duhur, nuk e kisha imagjinuar kurrë një karrierë kaq të suksesshme (VIDEO)

terhiqet nga tenisi legjenda rafael nadal eshte momenti i duhur nuk e kisha imagjinuar kurre nje karriere kaq te suksesshme video
terhiqet nga tenisi legjenda rafael nadal eshte momenti i duhur nuk e kisha imagjinuar kurre nje karriere kaq te suksesshme video

Rafael Nadal, tenisti i famshëm spanjoll, njofton tërheqjen e tij nga ky sport. Në moshën 38-vjeçare, Nadal vendosi të largohet:

“Në këtë jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Është momenti i duhur, që të mbyll një karrierë që nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kaq e suksesshme. Pas 2 viteve të vështira nuk mund të jem më në gjendje të luajë në nivele të larta”, u shpreh Nadal me anë të një video mesazhi.

Nadal do ta mbyll me tenisin në turneun e Davis Cup që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Malaga, një cikël që mbyllet pikërisht aty ku ai nisi karrierën si profesionist,  në Davis Cup në Malaga në 2004. Pikërisht për këtë fakt Nadal u shpreh:

“Jam shumë i emocionuar që turneu im i fundit do të jetë Davis Cup, të përfaqësoj vendin tim. Ky është fundi i një cikli që nisi pikërisht nga ky turne në 2004, ndaj jam thellësisht i emocionuar”, theksoi Nadal.

Në karrierën e tij, Nadal ka fituar 22 çmime të mëdha Grand Slam si dhe 92 tituj ATP. Ai do të mbetet padyshim së bashku me Roger Federer një nga tenistët më të mëdhenj të historisë së këtij sporti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →