Mbrojtësi i United me probleme me zemrën, do të mungojë disa javë

mbrojtesi i united me probleme me zemren do te mungoje disa jave
mbrojtesi i united me probleme me zemren do te mungoje disa jave

Manchester United  nuk do të ketë në dispozicion Noussair Mazraoui për dy muaj, pasi lojtari maroken ka probleme me zemrën.

Mediat bëjnë me dije se klubi nga Manchesteri ka qenë në dijeni të këtij problemi shëndetësore të futbollistit që kur ai iu bashkua skuadrës, në verën që lamë pas. Mazraoui do i nënshtrohet një operacioni, diçka që është këshilluar nga mjekët e skuadrës.

Sipas parashikimeve, 26-vjeçari do të rikthehet në fushë në fillimin e vitit të ardhshëm. Ai ka luajtur deri më tani 7 ndeshje me “Djajtë e kuq”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →