Imami Neki Kaloshi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë gjatë ditës së sotme.
Kaloshi tha se kjo e sotmja është një ditë feste për të gjithë myslimanët shqiptarë, kudo ata jetojnë. Ai shtoi se kreu i KMSH duhet të ishte prezent në ceremoninë e inaugurimit. Imami Kaloshi vlerësoi Erdoganin, duke thënë se presidenti turk është një figurë politike me përmasa botërore.
[embedded content]
Imami Neki Kaloshi: Kjo ditë është ditë feste dhe gëzimi e nuk është ditë diskutimesh e debatesh. Debatet duhet t’i kursejmë për një ditë tjetër. Do kisha dëshirë që kjo ditë gëzimi të jetë më madhështore. Në këtë ceremoni inaugurimi do kisha dëshirë të ishin të gjithë krerët e myslimanëve të Ballkanit. Erdogan ka një profil politik global.
Duhet të ishte manifestim shumë më madhështor sesa një procedurë e vogël e funksionimit. Mosprezenca e kreut të KMSH nuk justifikohet, duhet të ishte prezent. Ky është një lajm tepër i gëzueshëm për të gjithë myslimanët shqiptarë, kudo ata jetojnë. Uroj që ky të jetë fillimi i një etape të re për bashkësinë islame në Shqipëri.
(d.xh-Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co