VETTING: Dyshimet për abuzimin me fondet e rindërtimit, si u zgjodhën pa garë konraktorët dhe furnitorët brenda një afati 10 ditor! Ekspertët ngrenë alarmin

vetting dyshimet per abuzimin me fondet e rindertimit si u zgjodhen pa gare konraktoret dhe furnitoret brenda nje afati 10 ditor ekspertet ngrene alarmin





































rindertimi

Vetting- Dyshimet për abuzime

Nëse për firmat që merren me rindërtim janë dhënë disa lehtësira nga qeveria, siç është heqja e TVSH-së dhe taksës infrastrukture, kjo nuk ka ndikuar në përshpejtimin e punëve.

“Me qëllim realizim me sa më pak kosto të këtij projekti, ne ndërmorëm një tjetër nismë, atë të përjashtimit TVSH-së nga i gjithë procesi i rindërtimit dhe të gjitha furnizimeve të lidhura me rindërtimin  Pra, produkti për rindërtimin, i porositur nga entet shtetërore apo strukturat e pushtetit lokal është përjashtuar nga 20 % i TVSH-së, çka nënkupton uljen e kostove të ndërtimit”, deklaronte ministrja Ibrahimaj.

Por, ekspertët kanë ngritur alarmin që, këto lehtësira, në vend që të përshpejtonin rindërtimin, kanë krijuar hapësira për abuzime.

Mungesa e konkurrencës në tendera është vënë në dukje dhe nga ndërkombëtarët. Keq menaxhimi si në tenderim por edhe në shtyrjen e afateve kohore një tender që nuk është transparencë do të krijojë kushte edhe  të mungesë të kursimit. Mund të ishte një ofert më e ulët.

Akti Normativ Nr. 9 /2019 po kthehet në ligj korruptiv.

Por çfarë ka ndodhur e po ndodh me procedurat për kontraktim dhe prokurim në Programin e Rindërtimit pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?

Ajo që konstatohet lehtësisht nga një vëzhgim i tenderave në këtë fushë është fakti se, megjithëse kanë kaluar muaj e muaj nga data e tërmetit të 26 Nëntor 2019, Qeveria vijon të zgjedhë kontraktorë dhe furnitorë pa garë, me afat për shprehje interesi vetëm 10 ditë. Kështu Qeveria vijon të konsiderojë veten në një emergjencë ekstreme dhe jo në një emergjencë të moderuar, ku ka kohë dhe mundësi për garë sipas afateve Ligjore.

t

Drejtuesja e qendrës studimore Open Data Albania, Aranita Brahaj thotë se, “Vendimi që mori mazhoranca, qoftë qeverisëse , sepse aktet legjislative dalin pikërisht nga ekzekutivi dhe më pas marrin thjeshtë pëlqimi dhe më pas marrin fuqinë e një ligji special në parlament, ky ka qenë një nga rastet më tipike të një ligji apo një legjislacioni që jo vetëm nuk ka kontribuar në përmasimin e një situate apo reagimin e një situatë emergjence, por kas krijuar një terren për klientelizëm.

Në aktin  normativ numër 9 të vitit 2019  kemi tentuar ta shfuqizojmë edhe në Gjykatë kushtetuese. Pse? Që në krye të herës  ne konstatuam që kishte cenim e lirive kushtetuese. Në rastin e organizatës sonë ne pamë që ky ligj special e cenon lirin e veprimtarisë ekonomike që është e drejtë kushtetues sepse  duke bërë cenimin e kësaj lirie kushtetuese. Ky akt normativ krijon një terren për klientelizëm për favorizim dhe përqendrim të fondeve në duar të pak bizneseve ose në pak duar të caktuar”.

aranita

Kjo procedurë e kufizuar për Programin e Rindërtimit (jo garë e hapur) me vetëm 10 ditë afat njoftimi për palët e interesuara, me paraqitje të drejtpërdrejtë edhe pranë institucionit dhe jo përmes sistemit elektronik, është vendosur për prokurimet në emergjencë ‘Post Tërmeti’ sipas Aktit Normativ Nr 9 Datë 16.12.2019 ‘Për Përballimin e Pasojave të Fatkeqësisë Natyrore’. Akt Normativ me Fuqi Ligji. Ky Akt me fuqi Ligji, u konsiderua i duhuri për një situatë  të emergjencës afatshkurtër, të krijuar nga fatkeqësia natyrore Nëntor 2019.

“Ligji parashikonte se ekzekutivi nuk do të kishte kohë në asnjë rast për të kryer një procedurë ligjore për tenderim qoftë edhe për tenderim me negocim që është një procedurë që bëhej brenda pak ditëve por i jepte të drejt akti normativ që  autoritet publike të bënin një kontraktim nëpërmjet një procedure të limituar. Por çfarë është një procedurë e limituar? Në rastin në fjalë njoftohet nëpërmjet sistemit elektronik por më pas palët e interesuara thirreshin në tryezë për të bërë  negocim të ofertës pra nga sistemi elektronik kalonin në një shtrëngim duarsh në tryezë mes shtetit dhe palës tjetër që është një palë private”, tha Brahaj.

Ndërkohë që 5 vite pas tërmetit ky ligj duhej të ishte përshtatur me gara standarde, thonë ekspertët, pasi gara bëhet për vlera të mëdha kontraktore, për disa objekte së bashku duke mos ndarë objektin sipas shkallëve, zonave etj.

Afatet për ta bërë këtë procedurë ishin shumë të ngushta afate 10 ditore mendo tani ne presim një kompani serioze  ndoshta  kompani ndërkombëtare ose të huaj që të përgatitet ndërkohë  që gjithë afati është 10 ditë. Qeveri ka dhe sot që është vitit 2024, pra 5 vite pas tërmetit tendera që i zhvillon dhe njofton  me procedurë për 10 ditë. I ka dhënë vetes 5 vite kohë  të siguroj një fond, grant  të siguroj një projekt për të zhvilluar problematika që kanë lidhje me tërmetin. Por ligji thotë që ka afat ankimimi vetëm 2 ose 3 ditë kush është ai jurist që mund të përgatis një procedurë ankimimi për 2 apo 3 ditë. Të gjitha këto krijojnë idenë që ata që ishin ftuar me këtë procedurë cenuese të lirive ekonomike  klienteliste me këto afate të cunguara  tepër të ngushta nuk ishin gjë tjetër vetëm klient të qeverisë apo të autoritetit prokuruese.

Gara e deritanishme në këtë sektor ka ulur konkurrencën, pasi janë përjashtuar subjektet e mesëm apo të vegjël, dhe duke favorizuar vetëm konkurrentët e mëdhenj që kanë kontrata të mëparshme me vlera të larta, dhe aftësi pasuese të garancive me  po me vlerë të lartë.

“Ne e kontestuam, por edhe u përpoqëm që kjo padi të qëndronte në gjykatë kushtetuese. Pra përveç që kishim një ligj me cenim të lirive kushtetues tepër favorizues për grupe të caktuar dhe në raste të shpalljes së zonave të detyrueshme për rindërtim ishte një legjislacion që cenonte të drejtën e individëve  për të mbajtur pronën e tyre”, tha Brahaj.

Bashkia e Durrësit radhitet e dyta në rang vendi sa i takon tenderave të hapura për çështjen e rindërtimit. Deri më tani janë shpallur 93 tendera dhe këto janë shpërndarë në 51 subjekte, duke u akorduar atyre nëpërmjet tendera 107 miliardë lekë.

Por, pavarësisht se fondet kanë qenë të fryra dhe që janë dhënë me procedurë të përshpejtuar, një pjesë e madhe e punëve ka mbetur e pambaruare, duke e kthyer gjithë procesin e rindërtimit në një proces që nuk ka marrë notë kaluese as për dhënien e shtëpive të qytetarëve e as për transparencën me paratë e buxhetit.

Ekonomistja Romina Radonshiq deklaron se janë rritur kostot dhe afati kohor.

“2 janë elementët kryesor që do të menaxhonin riskun ndërtimi në afat të përcaktuar dhe sipas kostos së përcaktuar. Por asnjë element nuk është zbatuar kemi dhe rritje të kostos dhe rritjen e afatit kohor”, tha Romina Radonshiq.

LEXO EDHE: Rindërtimi/ Vetting sjell rastin e të moshuarës në Durrës që jeton me dy mbesat prej 5 vitesh në kontejner, i kanë hequr edhe bonusin e qirasë

Vetting zbardh shkeljet dhe favorizimet, kush është kompania që manipuloi dokumentacionin për të fituar tender! Bashkia e Durrësit nuk kreu oponencë teknike

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →