“Nuk do jeni më deputetë, se do jenë ato të TikTok-ut”- Albana Vokshi kritika të forta kolegëve të PS: Është turp i madh, keni rrëmbyer dhe uzurpuar Komisionin Hetimor, s’k ndodhur asnjëherë

nuk do jeni me deputete se do jene ato te tiktok ut albana vokshi kritika te forta kolegeve te ps eshte turp i madh keni rrembyer dhe uzurpuar komisionin hetimor sk ndo
nuk do jeni me deputete se do jene ato te tiktok ut albana vokshi kritika te forta kolegeve te ps eshte turp i madh keni rrembyer dhe uzurpuar komisionin hetimor sk ndo





































Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka nisur sërish me debate. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi nisi fjalën e saj me kritika të forta ndaj kolegëve të PS, për sjelljen e tyre në komision.

Sipas Vokshit, deputetë të PS kanë uzurpuar komisionin hetimor, pasi që në nisje të këtij sezoni ata kanë zhvilluar punimet pa praninë e opozitës.

“Është turp i madh-tha Vokshi- pasi nuk ka ndodhur më parë që të uzurpohet komisioni hetimor.

Po ashtu, Vokshi bëri publik një shkrese te derguar kryetares se Kuvendit, ku i kerkon qe deputete te PD qe jane denuar te kthehen ne Komision dhe te ndeshkohen deputetet e PS, që ajo i quajti dhunues.

Vokshi: Dua t’ju them që është gabim i madh të mendosh që të bësh marrëveshje me këta që janë këtu. Pra është thjesht një iluzion. Ashtu sic drejtuesi i tyre Edi Rama, nuk dinë ca është fjala, nuk kanë besë, nuk njohin ligj e kushtetutë, e kanë grisur kushtetutën. Cdo mbledhje e këtij komisioni në sesionin e ri ka qenë në shkelje të ligjit, të kushtetutës. Imagjinoni dot që nuk ka asnjë mbledhje tjetër sot.

Kanë përjashtuar me një firmë, i kanë hequr mandatin në mënyrë të përkohshme. Si mundet që 5 deputetë të mungojnë kur këta kanë kërkuar komisionin hetimor?! Si mendoni që këta deputetë te Ramës të hetojnë sterilizimin? Është turp i madh. Të vetmin komision hetimor që ka opozita ja keni marrë edhe drejtimin, ca po bëni? Ku po shkoni? Mirë që ju shkruajta sot mos filloni mbledhjen? Po pse kështu bëhen komisionet? Është rrëmbyer komisioni dhe drejtohet nga persona që janë subjekt të SPAK. Ca mendoni ju që ata që janë këtu për të fshehur zullumet e tyre do mbulojnë zullumet e Beqjat dhe Ramës. Nuk do jeni më deputetë, se do jenë ato të Tik Tokut të Ramës.

Ju vetë nuk duhet ta pranoni këtë, si mund të rrëmbeni me forcë me dhunë Komisionin?! Shumë mirë zonjat që bënë deklaratë për kolegen Konomi, por si nuk reaguat kur Brace fyeu kolegen e tij?!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →