VIDEO/ E pazakontë në Parlamentin Europian! Pas fjalimit të Orban, deputetët nisin të këndojnë “Bella ciao”

video e pazakonte ne parlamentin europian pas fjalimit te orban deputetet nisin te kendojne bella ciao
video e pazakonte ne parlamentin europian pas fjalimit te orban deputetet nisin te kendojne bella ciao

Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur në Parlamentin Europian. Pasi kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbajtur fjalimin e tij përpara eurodeputetëve, një pjesë e tyre kanë nisur të këndojnë në korr këngën e njohur “Bella ciao”.

Pas 20 sekondash këndim, presidentja e Parlamentit Roberta Metsola mori fjalën dhe u përpoq të ndalojë “vrullin e këngës”. Ajo tha “Ky nuk është Eurovizion”.

Orban sapo kishte paraqitur prioritetet e Hungarisë për Presidencën e saj mbi Këshillin e Bashkimit Evropian kur u pa kjo skenë në Strasburg.

[embedded content]

Hungaria do ta mbajë këtë presidencë të BE-së deri në fund të vitit 2024.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →