Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia në qendër të Athinës dhe iu është gjetur në makinë municione luftarake.
Mediat greke bëjnë me dije se çifti shqiptar është kapur pas një kontrolli të rastësishëm nga Policia greke në rrugën Sokratous në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve, efektivët e policisë gjetën një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një armë në një qese blu, siç duket edhe në foto.
Dy të arrestuarit, një burrë dhe një grua, u dërguan në Drejtorinë e Policisë për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e armëve të gjetura.
Sipas informacioneve, arma që ata posedonin ishte një pistoletë tip Tokarev, ndërsa sipas të njëjtave burime çifti e kishte marrë me qira automjetin.