Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e arrestimit të një çifti shqiptar në Athinë, të cilët u kapën me armë, detonatorë dhe eksploziv në makinën e tyre, pas një kontrolli të rastësishëm nga Policia greke.
Sipas informacioneve të protothema.gr, 39 vjeçi Armiol Rrasa, i lindur në vitin 1985, rezulton me të kaluar të rëndë kriminale. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 për akuzën e drogës, por u lirua në vitin 2015.
Kujtojmë se arrestimi i tij u bë pas një kontrolli të rastësishëm, kur efektivët e policisë ndaluan mjetin në të cilin ai udhëtonte me partneren e tij.
Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.
Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e sendeve të sekuestruara.
Automjeti me të cilin udhëtonin i përkiste një kompanie leasing.
Të dhënat për të shkuarën e 38-vjeçarit po shkaktojnë shqetësim të madh, pasi duket se ai nuk kishte hequr dorë asnjëherë nga lidhja me botën e krimit.