TIRANE
Platforma TikTok në Shqipëri tanimë do të jetë më e kontrollueshme sa i takon sidomos çështjeve të sigurisë.
Një seminar rajonal mbi “një axhendë digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin perëndimor” u mbajt në Tiranë me praninë e Autoritetit të Medias Audiovizive, përfaqësues të Tik-Tok dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve.
“AMA ka nisur bashkëpunimin me Tik-Tok për të gjitha përmbajtjet e dëmshme që gjenden në këtë platformë por po ashtu edhe për piraterinë. Janë hequr qindra video me përmbajtje të dëmshme dhe qindra video sa i takon piraterisë. Kemi thirrur edhe vendet e Rajonit që të marrin pjesë në takim që të kenë edhe ato”, tha kreu i AMA, Armela Krasniqi.
Përfaqësuesi i platformës tha se siguria është përparësi për Tik-Tok.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co