Kujdes maksimal ndaj Çekisë, dy futbollistë kyç të Shqipërisë rrezikojnë sot pezullimin për ndeshjen me Gjeorgjinë

kujdes maksimal ndaj cekise dy futbolliste kyc te shqiperise rrezikojne sot pezullimin per ndeshjen me gjeorgjine





































Kombëtarja luan ndaj Çekise ndeshjen e tretë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë. Padyshim që lojtarëve u kërkohet të japin maksimumin në fushën e lojës për të arritur një gjë të tillë, por për dy futbollistë, maksimumi do të jetë edhe duke eliminuar ndonjë karton të verdhë që mund t’u rezultojë fatal.

asani asllani cekia

Rregulloja e Ligës së Kombeve në fazën në grupe parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme, për takimin pasardhës. Kjo situatë bën pak më të komplikuar ndeshjen sot të Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës.

Të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar 2-1 po në Pragë ndaj Ukrainës, dhe në momentin që ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, do të humbasin ndeshjen e radhës me kuqezinjtë.

I ndëshkuar me karton të verdhë, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, është edhe Myrto Uzuni, por ky i fundit nuk është pjesë e grumbullimit pasi u tërhiq për shkak dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →