“Po na bëjnë për budallenj”- Deputeti britanik sulmon politikat e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar: Krimineli shqiptar i depërtuar dy herë, shëtit me Ferrari në Londër dhe ne s‘mund ta heqim qafe!

po na bejne per budallenj deputeti britanik sulmon politikat e emigracionit ne mbreterine e bashkuar krimineli shqiptar i depertuar dy here shetit me ferrari ne londer dhe ne s





































Deputeti britanik, Nigel Farage, ka sulmuar sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar pasi u shfaqën pamjet e një emigranti shqiptar, duke drejtuar një Ferrari në Londër.

nigel farage

Duke folur në GB News, Farage tha, “Po na bëjnë për budallenj, apo jo?”

Ish-kreu i UKIP-it i referohej Dorian Pukës, një hajdut 28-vjeçar i dënuar, i cili është deportuar dy herë, por ka arritur të rihyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Farage kritikoi pamundësinë për të dëbuar Pukën për shkak se ai ishte në pritje të përgjigjes pasi ka bërë kërkesë për azil.

@nigel_farageWe must leave the ECHR.♬ original sound – Nigel Farage

Puka, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me banesa, së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video 90 sekondëshe të tij duke drejtuar një Ferrari 300 mijë paund.

Zyra e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme të largojë sërish Pukën derisa kërkesa e tij për azil të dëgjohet plotësisht. Ky rast ka ringjallur debatet rreth politikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, me disa deputetë konservatorë që bëjnë thirrje për reforma në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

Historia kriminale e Pukës në Britaninë e Madhe daton në vitin 2016, kur ai u burgos për nëntë muaj për tentativë vjedhjeje. Pas dëbimit, ai u kthye brenda një viti dhe kreu më shumë vjedhje në Londër.

Ai u kap, u dënua me tre vjet e gjysmë dhe u deportua sërish në mars 2020. I pashqetësuar, Puka hyri sërish në Britani në dhjetor 2020, duke udhëtuar nëpër disa vende evropiane.

Ai është aktualisht me kusht imigracioni me një etiketë elektronike ndërsa pret një vendim të gjykatës për kërkesën e tij për azil.

Llogaritë e Pukës në rrjetet sociale tregojnë një mënyrë jetese luksoze. Përveç videos së Ferrarit, ai ka postuar imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne dhe një Bentley Bentayga.

Ai madje ndau foto të një pushimi në hotelin Carbis Bay në Cornëall, duke shfaqur etiketën e tij elektronike në plazh.

Puka po qëndron në një apartament me dy krevate prej 250,000 £ në Hounsloë, në perëndim të Londrës. Burimi i pasurisë së tij në dukje mbetet i panjohur.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Shtetasit e huaj që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ligji do të zbatohet.”

Zëdhënësi shtoi se 3,000 individë pa të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer që kur qeveria e re mori detyrën.

Ky rast pason një tjetër incident të fundit që përfshin një kriminel shqiptar i cili fitoi të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregullave të GJEDNJ, duke nxitur thirrjet nga deputetët konservatorë për të reformuar ose për të lënë konventën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →