“Çekia e kishte përgatitur ndeshjen sikur ne ishim Spanja”- Kapiteni Hysaj: Gjithçka e hapur, ja çfarë duhet të korrigjojmë

cekia e kishte pergatitur ndeshjen sikur ne ishim spanja kapiteni hysaj gjithcka e hapur ja cfare duhet te korrigjojme





































Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli pas humbjes 2-0, që kuqezinjtë regjistruan në Pragë ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës, mbrojtësi shkodran deklaroi: 

hysaj

“E dinim para se të luanin, që ishin më të motivuar se ne, e pamë edhe në fushë, treguan shumë presion. Ata janë të fortë me goditjet standarte. Kështu u bënë golat, me krose dhe pak të thjeshtë. Duhet të kuptojmë gabimet dhe mos i përsërisim më. E kishim rastin tonë, që mund ta barazonin apo ta fitonim ndeshjen. Pastaj pësuam golin e dytë që na preu këmbët. 

Ndaj Gjeorgjisë është ndeshje e rëndësishme, është gjithçka e hapur. Duhet të kemi më shumë besim te vetja. Çekia e kishte përgatitur ndeshje aq fortë, sikur ne ishim Spanja.  

Topat e dytë i fituan gjithmonë, një nga motivet që kishin lojën në dorë ishte kjo. Mund të vendoseshim më mirë në topat e dytë.  

Nuk është se kemi bërë rënie, me Ukrainën dhe Gjeorgjinë luajtëm shumë mirë, kjo ishte lojë e keqe. Gjoergjia bëri supergol, duhet të kemi besim, mos kalojmë direkt në momente të vështira. Ta mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë me nivelin që kemi vazhduar në gjithë këto vite, se po ramë poshtë është shumë e vështirë të ngrihesh”, u shpreh Hysaj për “TV KLAN”.  

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →