Kur filloi operacionin e tij tokësor në Liban, Izraeli tha se qëllimi ishte të largonte grupin militant libanez Hezbollah nga kufiri, për të mundësuar më shumë se 60,000 banorë izraelit të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, që kur ushtria izraelite hyri në Liban, trupat e saj kanë bërë disa zbulime shqetësuese.
Operacioni i trupave tokësore izraelite, që filloi javën e kaluar në Libanin jugor, zbuloi dhe shkatërroi një tunel të grupit Hezbollah që kalonte në Izrael. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se grupi militant libanez po planifikonte një sulm të ngjashëm me atë të Hamasit në Rripin e Gazës, që u bë shkak për fillimin e luftës një vit më parë.
“Ushtria izraelite ka gjetur brenda Libanit mijëra prova, tunele, automjete, pajisje të Hezbollahut në përgatitje për të dërguar njësitë e tij elitare, Brigadat ‘Radwan’, për të sulmuar Izraelin dhe për të masakruar izraelitët”, thotë Sarit Zehavi nga Qendra Studimore dhe Edukative.
Zonja Zehavi thotë se katër njësitë e trupave tokësore izraelite po kërkojnë dhe shkatërrojnë gjithashtu rezervën e madhe të raketave me rreze të shkurtër veprimi të grupit Hezbollah. Ato, sipas saj, janë të fshehura nëpër fshatrat e Libanit jugor. Raketa të tilla mund të lëshohen nga supi i çdo luftëtari të grupit Hezbollah, dhe sistemi i mbrojtjes izraelite nuk mund t’i përgjojë ato.
Sulmi i Izraelit ndaj grupit libanez filloi muajin e kaluar me shpërthimet e biperave që vranë dhjetëra operativë të Hezbollahut dhe plagosën mijëra të tjerë.
Kjo u pasua nga sulmet ajrore në Bejrut që vranë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah dhe shumicën e zyrtarëve të lartë të organizatës, një operacion që thuhet se ishte planifikuar për mbi një dekadë.
Në këto sulme u kuptua dobësia e grupit Hezbollah, sipas analistëve izraelitë
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co