Skandal, kompania “Air Albania” braktis pasagjerët në aeroportin e Milanos! Panik mes udhëtarëve, 2 ore të bllokuar në avion

skandal kompania air albania braktis pasagjeret ne aeroportin e milanos panik mes udhetareve 2 ore te bllokuar ne avion





































Skandal i kompanisë së fluturimit ajror “Air Albania”. Avioni i linjës Milano-Tiranë ka braktisur pasagjerët, pasi i ka lënë për orë me radhë të presin, në nisje të fluturimit.

e14bcee7-c61c-47fd-a4c4-1dd74ab73517-e1728683107844

BalkanWeb mëson se fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50, por është shtyrë për në orën 20.30. Edhe pse pasagjerët janë embarkuar në bordin e avionit, ata janë lënë të presin për 2 orë, ndërsa askush nga kompania nuk i ka sqaruar.

Pasi kanë qëndruar 2 orë të bllokuar në avion, ata kanë zbritur por askush nuk iu ka thënë se kur do të bëhet fluturimi me destinacion Tiranën.
Pasagjerët kanë kontaktuar me redaksinë e BalkanWeb ku kanë shprehur shqetësimin se si Air Albania i kishte braktisur në aeroportin e Milanos.

Ata denoncojnë kompaninë për arrogancë teksa nuk ka dhënë shpjegime për anulimin e fluturimit dhe as për rrethanat.

Rrëfimi i pasagjerit:
Një nga pasagjerët, Sefedin Matraçi i cili mbrëmjen e sotme do të udhëtonte me Air Albania në drejtim të Tiranës, nga aeroporti i Milanos, ka rrëfyer për Balkanëeb se si kompania ajrore shqiptare i braktisi ata në aeroportin Malpensa.
“Avioni duhej të nisej në orën 16.50. Kur kemi mbërritur në aeroport nuk ishte hapur check-ini dhe askush nuk na përgjigjej. Pasi kemi qëndruar për orë të tëra në pritje, na thonë se do nisemi në orën 20.30. Por do niseshim jo me avionin e Air Albania, por me Turkish Airlines. Pasi kemi kalur në check-in, jemi futur në avion dhe na kanë lënë në pritje për më shumë se 2 orë. Piloti dhe stafi i avionit na thonin se nuk kishin leje nga kulla e kontrollit për t’u nisur. Kemi telefonuar sërish kompaninë dhe tha thanë që avioni nga Tirana nuk ka mbërritur pasi kishte turbulenca.
Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania Air Albania nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Italisë.
Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar. Jemi 50-60 pasagjerë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →