“Nuk ngas dot një makinë! S’jam tifoz i 4 rrotave, por…”- Formula 1 në Shqipëri? Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes! Do të jetë motor ekonomie për vendin

nuk ngas dot nje makine sjam tifoz i 4 rrotave por formula 1 ne shqiperi rama jemi ne hapin e fundit perpara firmosjes do te jete motor ekonomie per vendin





































Kryeministri Edi Rama është shprehur se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 në Shqipëri.

edi rama2

Në podkastin “Flasim”, kreu i qeverisë u shpreh se “cirkuiti që po ndërtohet në Elbasan “është koncept i cili na u vlerësua shumë nga Formula 1”.

“Nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër  të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se nuk nget dot një makinë dhe as nuk është tifoz i këtij sporti, por theksoi se ia di impaktin, duke theksuar se do të jetë një motor i shtuar ekonomie për vendin.

“Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje. Ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: “Zor se nuk e di njeri, unë nuk ngas dot një makinë, nuk jam përpjekur kurrë që ta mësoj, nuk ngas dot një motor, nuk jam përpjekur kurrë që ta bëj. Dikur kam ngarë biçikletën, përgjithësisht korrekt. Me botën e 4 rrotave më ka lidhur, njërin që mbaj mend vetëm si mjegull, gjyshi im i cili ishte i çmendur mbas makinave, një çmenduri që e çoi deri në timonin  Mbretit Zog/

Nisëm sjelljen e Formula 1 në Shqipëri në cirkuitin bë Elbasan që ka filluar të ndërtohet, shpresoj që së shpejti, nëse nuk ndërhyjnë gjëra të tjera, të bëjmë anonçimin e madh të ditës dhe vitit kur Shqipëria do të hyjë në këtë hartë.

Nëse do arrihet do të jemi nga të paktat vende të Evropës që kanë Formula 1, do të jemi i pari vend në historinë e Formula 1 që nuk i kemi parametrat ekonomikë për të qenë në Formula, do jemi i pari vendi në zhvillim që do të hyjmë në Formula 1 dhe ky është një rezultat i asaj që ndodh me rritjen e reputacionin dhe respektit për Shqipërinë.

Nuk them kurrë që mbaroi derisa nuk ka mbaruar, kjo për mua vlen në çdo punë, Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhë.

Është koncept që na është vlerësuar shumë nga Formula 1. Nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër  të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë.

Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri.

Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje. Ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →