VIDEO/ Sherr i dhunshëm, punëtorët shqiptarë të ndërtimit përleshen me rumunët në stadiumin e Barcelonës, 6 të plagosur

video sherr i dhunshem punetoret shqiptare te ndertimit perleshen me rumunet ne stadiumin e barcelones 6 te plagosur
video sherr i dhunshem punetoret shqiptare te ndertimit perleshen me rumunet ne stadiumin e barcelones 6 te plagosur

Një grup punëtorësh ndërtimi nga Shqipëria janë përplasur fizikisht me një tjetër grup me origjinë nga Rumania, teksa ishin duke punuar për ndërtimin e stadiumit të ri të ekipit të Barcelonës në Spanjë, Camp Nou.

Raportohet se në përleshje janë përfshirë mbi 20 punëtorë, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me mjetet rrethuese, duke rezultuar në plagosjen e 6 prej tyre.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e stadiumit shfaqen punëtorët teksa godasin dhunshëm njëri-tjetrin në një prej skelave të ndërtimit, ndërsa më pas përleshja kalon në pjesën e poshtme të kantierit.

Pas sherrit të dhunshëm mësohet se të gjithë puëntorët, të cilët ishin kontraktuar nga një kompani rumune janë pushuar nga puna.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →