“Ulërima 1 orë rresht! ”- Erion Braçe sqaron sherrin në Komision me Albana Vokshin: I dua shumë gratë, nuk i urrej dhe as i qëlloj me këmbe karrigeje, por…

ulerima 1 ore rresht erion brace sqaron sherrin ne komision me albana vokshin i dua shume grate nuk i urrej dhe as i qelloj me kembe karrigeje por
ulerima 1 ore rresht erion brace sqaron sherrin ne komision me albana vokshin i dua shume grate nuk i urrej dhe as i qelloj me kembe karrigeje por





































Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka sqaruar sherrin me demokraten Albana Vokshi në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të datës 9 Tetor, ku pati një përplasje mes tyre.

“Kur flet mendo, ec e dreq”, iu drejtua Braçe, Vokshit gjatë debatit mes tyre. Në një postim në rrjetet sociale, socialisti ka sqaruar sherrin me kryetaren e këtij Komisioni, duke u shprehur se Albana Vokshi kishte 1 orë që ulërimte dhe zëri i saj dëgjohej deri në zyrën e tij, duke i pamundësuar që të punonte.

Sipas Braçes, ai hyri brenda në sallë ku zhvillohej Komisisoni për t’i kërkuar IT-së që të ulte zërin mikrofonëve.

“Janë në minimum-me tha; Imagjinoni tani! Kam pritur 10 minuta qe situata te qetesohej dhe zeri i zonjes Albana te ulej”, shprehet ai.

Ndërsa shtoi se: “Une i dua shumë gratë! Nuk i urrej e as i qëlloj me këmbe karrigeje e as i le ne mes te rrugeve, per asnje arsye!”

Deputeti i PS ka zbuluar edhe një bisedë që ka pasur mbi dy muaj më parë me demokraten në oborrin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

FAKTE

URDHERONI:“FYERJA” IME NISI NGA FYERJA E ZONJES ALBANA! Pra; Isha ne zyren time-ngjitur me sallen ku behej kjo “mbledhje” dhe ulerimat nje ore rresht hynin jo ne zyre por ne koke te te tre njerezve qe ishim aty ne pune-mbledhje pune. Kur u be e pamundur, dola nga zyra ime, hyra ne sallen e kesaj “mbledhjeje”, i kerkova djalit te IT te ulte zerin e mikrofoneve se spo punonim dot; JANE NE MINIMUM-me tha; Imagjinoni tani! Kam pritur 10 minuta qe situata te qetesohej dhe zeri i zonjes Albana te ulej; aq e zakonshme u be situata sa nje pjese e gazetareve-perfshi gazetaren e PD te televizionit me te madh ne vend, u larguan; Thashe mbaroi tani e shpetuam! Jo qe nuk mbaroi por rinisi nje oktave me lart; Ketu nis VIDEO-nderhyrja ime: Sic e degjoni, i them “te lutem, uleni pak zerin se jemi dhe ne ketu ngjitur qe po bejme mbledhje pune”; Si u pergjigj me ate GOJE e GJESTE, ja ku e keni, pa asnje prerje, modifikim, manipulim-kjo vlen edhe per gazetaret qe nuk ishin fare aty por ben lajmin e Albanes. Vijimin e dini, kerkoj ndjese per fjale me teper!Tani, kur pashe ne media sec kishte bere plot kulture, etike, elegance, para meje zonja ALBANA, ne kete “mbledhje”, mu duk teresisht e kote nderhyrja ime!

Ne ane tjeter, te jemi te qarte; Une i dua shume grate! Nuk i urrej e as i qëlloj me këmbe karrigeje e as i le ne mes te rrugeve, per asnje arsye! Dy muaj e ca me pare, zonja Albana me takoi ne oborr dhe me tha: KE 20 vjet qe merresh vetem me mua! Ca ke o njeri? Ne fakt une nuk jam marre me te por me vendimmarrje e biznese rreth e brenda saj; po nejse! U ndjeva keq, nuk mora kemben e karriges por i thashe: Nuk do merrem me! Patur parasysh qe ka 11 vite ne opozite dhe ca te tjera te falura. Une e mbaj fjalen! ALBANA NUK E MBAN GOJEN! Kaq!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →