Një 32 vjeçar me origjinë shqiptare, Endri Sejdi, banues në Alatri të Italisë, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti tragjik rrugor të ndodhur përgjatë Via Morolense.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 3 të mëngjesit. I riu po udhëtonte me një Ford Focus së bashku me tre shokë të tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, kur për shkaqe ende të paqarta, makina ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur.
Nga përplasja trupi i të riut ka dalë nga makina duke e lënë pa ndjenja në tokë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët e stacionit të Supino.
Fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë për të riun, pasi lëndimet e marra nga përplasja ishin shumë të rënda.
Tre djemtë e tjerë të pranishëm në makinë, gjithashtu në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jo në rrezik për jetën, u dërguan në spitalin e Frosinone.
Policia po heton në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.