EMRI/ Kishte dalë duke kullotur bagëtitë, gjendet pa shenja jete një grua në Pukë! Dyshimet e para

emri kishte dale duke kullotur bagetite gjendet pa shenja jete nje grua ne puke dyshimet e para





































Një grua 55-vjeçare, Regjina Deda, ka humbur jetën në Pukë, teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Policia bën me dije se trupi i pajetë është gjetur nga një person, i cili ka telefonuar sallën operative duke i njoftuar se ka gjetur pa shenja jete nusen e xhaxhait të tij.

Paraprakisht dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Megjithatë, ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,

ka gjetur pa jetë  shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →