U lëshuan mbi 300 predha, Hezbollahu merr përgjegjësinë e sulmit në periferi të Tel Avivit

u leshuan mbi 300 predha hezbollahu merr pergjegjesine e sulmit ne periferi te tel avivit





































Ushtria izraelite tha se 320 predha janë lëshuar nga Hezbollahu në Izrael gjatë fundjavës.

gettyimages-2177326078

Në një deklaratë të shtunën, grupi i mbështetur nga Irani mori përgjegjësinë duke tha se “kemi nisur një sulm ajror me një tufë dronësh sulmues”.

Ndërkohë të premten, ushtria izraelite tha se kishte zbuluar dy avionë në Izraelin qendror që kalonin nga Libani.

Ushtria tha se kapi një nga avionët, por nuk specifikoi se çfarë ndodhi me të dytin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se një ndërtesë e shtëpisë së të moshuarve në Herzliya, në veri të Tel Avivit, u dëmtua, por nuk pati viktima.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →