Toni Kros është unik! Do mungojë në ndeshjen e lamtumirës nga Gjermania se ka… stërvitje

toni kros eshte unik do mungoje ne ndeshjen e lamtumires nga gjermania se ka stervitje





































Toni Kros i dha fund karrierës së tij si futbollist në momentin që Gjermania u eliminua në Euro 2024. Ish-mesfushori gjerman nuk ka organizuar asnjë ndeshje lamtumire, siç ndodh shpesh me emra të një rëndësie të veçantë në futbollin botëror dhe si për çudi, do të mungoje edhe në ceremoninë e lamtumirës që ka organizuar Federata Gjermane për të.

dfgdfgdfgfdgfdgfdg

Këtë të hënë, Gjermania luan ndaj Holandës dhe Federata mendoi që kjo ishte skena e duhur që tifozët e saj t’i jepnin lamtumirën Kros, por edhe Myler, Nojer e Gyndogan. Megjithatë Kros ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Arsyeja është se të hënën ai ka të programuar një aktivitet stërvitore në akademinë e tij në Madrid, ndaj nuk mund të mungojë në të. Për këtë arsye, do të jenë vetëm tre lojtarët e tjerë ata që do të përshëndeten me publikun, ndërsa Kros do të japë lamtumirën në mungesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →