Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar pamjet na kantieri i rrugës Shëngjin – Velipojë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky është një investim strategjik në fushën e turizmit.
Sipas kryeministrit Rama rruga Shëngjin – Velipojë do të jetë një nga akset me panoramike të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e rrugës Shëngjin – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Edi Rama.