Lamin Jamal ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme, që Spanja fitoi 1 me 0 kundër Danimarkës. Gjatë ditës së sotme do të jenë testet mjekësore që vendosin gjithçka, ndërsa sfida e radhës me Serbinë është në dyshim.
Një alarm ky për Barcelonën, që lutet të mos jetë asgjë serioze. Vetëm 17-vjeç është ylli i Spanjës, që në La Liga këtë sezon ka shënuar katër herë dhe ka asistuar pesë të tjera gjatë 9 ndeshjeve.
Po ashtu një herë ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa ka luajtur dy takime. Vlen për t’u theksuar se është titullar i padiskutueshëm për Flik.
PANORAMASPORT.AL