I izoluar nga perëndimi që prej nisjes së agresionit ndaj Ukrainës, Putin “kthen sytë” nga Berlini: I hapur për dialog me Scholzin

i izoluar nga perendimi qe prej nisjes se agresionit ndaj ukraines putin kthen syte nga berlini i hapur per dialog me scholzin
i izoluar nga perendimi qe prej nisjes se agresionit ndaj ukraines putin kthen syte nga berlini i hapur per dialog me scholzin

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për mediat ruse.

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht që jemi të hapur për kontakt”, ka thënë Peskov, por që, sipas tij, nuk ka pasur asnjë propozim nga pala gjermane për bisedë telefonike.

Peskov e ka bërë këtë deklaratë pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të premten se Putin as nuk ka më gatishmëri të flasë me kancelarin përmes telefonit.

Scholz ka folur së fundmi që duhet eksploruar mundësitë për paqe, dhe ka pasur raportime për planifikim të një bisede telefonike në mes të kancelarit dhe Putinit, shkruan REL.

Në fillim të tetorit, Peskov ka thënë se Putin është i hapur për dialog, ndonëse, sipas tij, marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Berlinit janë në pikën më të ulët, dhe atë jo për fajin e Rusisë.

Scholz ka folur për herë të fundit me Putinin në telefon në dhjetor të vitit 2022.

Kancelari gjerman ka kërkuar atëherë zgjidhje diplomatike dhe tërheqje të trupave ushtarake ruse prej Ukrainës.

Në qershor, Scholz ka thënë se nuk e përjashton një bisedë me Putinin në të ardhmen, por vetëm nëse ekziston një temë specifike për ta diskutuar.

Liderët perëndimorë kanë ndërprerë kontaktin me presidentin rus, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →