“Duhet të bashkëjetojmë me realitetin, vetëm fitorja na bën punë”, Silvinjo para duelit me Gjeorgjinë: Me një gabim pëson gol dhe je i vdekur

duhet te bashkejetojme me realitetin vetem fitorja na ben pune silvinjo para duelit me gjeorgjine me nje gabim peson gol dhe je i vdekur





































Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme para ndeshjes që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi këtë të hënë. Trajneri shpjegoi situatën e ekipit pas humbjes në Çeki, por edhe pritshmërinë që ekziston për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

bandicam 2024-10-13 15-47-11-686

Mungesat te Gjeorgjia – “Kçorashvili është një lojtar i madh, por themi se janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Thuajse gjithmonë shkojnë në portë. Ai është mungesë e rëndësishme se është lojtar i mirë por jam i sigurt se kush shkon në fushë do jetë me 100 km/orë. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë”.

Ndryshime në ekip – “Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”.

Presioni për rezultat– “Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.

Krahasimi me ndeshjen e një muaji më parë –  “Që në fillim kam menduar se grupi është shumë i ekuilibruar, ka balancë në grup, do të ndahen shumë pikë nga të gjithë anët, çdo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, mund të ndodhë gjithçka. Te ndeshja e parë, humbja për ne, ishte sipas meje në një ndeshje 50-50, ndeshje të vështirë taktike e  fizike. Gjeorgjia është një ekip i madh, Sanjol po bën një punë shumë të mirë prej kohësh, po bën shumë mirë, ka në ekip lojtarë të mëdhenj europiane. E kemi parë ndeshjen, por duhet të mundohemi të bëjmë diçka ndryshe, por po luajmë jashtë, do të jetë e vështirë, të shohim nëse duhet ndërruar ndonjë lojtar. Por më e rëndësishme është të dalim në fushë dhe të bëjmë gjithçka. Ne kemi respekt për Gjeorgjinë, por nuk kemi kohë për të humbur, do të jetë një ndeshje e vështirë. Ndeshjen e Gjeorgjisë me Ukrainën e pashë, ishte 50-50, ndeshje e vështirë. Ukraina ka lojtarë të pabesueshëm por Gjeorgjia a bëri mirë. Por në fund është balanca mes të gjithëve, me një gabim pëson gol dhe je i vdekur. Kjo është ajo që ndodhi me Gjeorgjinë. Nesër pres të njëjtën ndeshje, shumë të vështirë, duhet shmangur çdo gabim, por do të jetë shumë e vështirë për këdo”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →